Politikë

A ka një tërheqje të Bashës? Flet aleati


               Publikuar në : 22:25 - 25/06/19 |
Opi Nion

Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, ka komentuar lajmet për një tërheqje të mundshme të Bashës pas takimeve me ambasadorët e SHBA dhe BE.

Duka është shprehur se lideri i opozitës, Lulzim Basha nuk është tërhequr nga qëndrimi kundër zgjedhjeve më 30 qershor.

Sipas tij, opozita nuk ka mundësi të menaxhoj gjithë zemërimin e qytetarëve ndaj qeverisë “Rama”.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste thekson se retorika e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës po e shton edhe më tepër zemërimin e qytetarëve.

“Nuk besoj se ka tërheqje. Natyrisht që ndërkombëtarët kanë thënë që jemi kundra dhunës dhe për këtë nuk besoj se dyshon kush. Problemi është të diskutojmë për situatën, a e menaxhojmë dot ne në ditën e zgjedhjeve? Situata është shumë e nderë dhe nuk i shërben as retorika e Ramës. Retorika e përdorur nga ai acaron njerëzit dhe nuk e qetëson situatën. Ka njerëz jashtë mase të ngarkuar nga ana psikologjike që këto zgjedhje i konsiderojnë të jashtëligjshme dhe në këto kushte është e vështirë t’i menaxhosh”, tha Duka./Opinion.al E.Xh.

Pas