Bota

Cilat janë akuzat seksuale kundër Donald Trump


               Publikuar në : 22:26 - 25/06/19 |
Al Do

Presidenti i SHBA Donald Trump është akuzuar për sjellje të papërshtatshme seksuale nga gra të shumta, akuzat e të cilëve zgjaten për dekada. Paditëset e tij përfshijnë mbretëreshat e bukurisë, modelet dhe ndihmësit politikë, kanë bërë akuza që nga vitet 1980.

Që nga marrja e detyrës, më shumë gra kanë dalë publikisht me akuza ndaj tij. Trump ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij, duke i cilësuar ato si “lajme të rreme”, lojëra politike dhe komplote.

Më poshtë janë shumica e akuzave të njohura publikisht kundër Trump.

Jessica Leeds, nga Manhattan, thotë se Trump e ngacmoi atë në fillim të viteve 1980, kur ajo ishte ulur pranë tij në kabinën e klasit të parë të një fluturimi në Nju Jork. Zonja Leeds, atëherë 38 vjec, thotë se e la vendin e klasës së parë dhe u tërhoq në kabinën e klasës së zakonshme.

Rachel Crooks nga Ohajo, thotë se Trump e puthi atë në faqe dhe “drejtpërdrejt në buzë” kur ajo u prezantua në hyrje të një ashensori në 2005. Në atë kohë zonja Crooks ishte një recepsioniste 22-vjeçare në grupin Bayrock, firma e pasurive të bazuara në Trump Tower.

Mindy McGillivray 36 vjeç, nga Kalifornia, thotë se Donald Trump e mori nga pas në rezidencën e tij në Mar-a-Lago 13 vjet më parë. Ajo thotë se ajo ishte duke qëndruar pranë Trump dhe të fejuarës së tij Melania, kur Trump dyshohet se e ka shtyrë atë pas një muri në tentativë për ta puthur.

Natasha Stoynoff, ish-gazetarja e ‘Peoples Magazine’, pretendon se zoti Trump e shtyu atë kundër një muri dhe e puthi me forcë ndërsa ishin në vendpushimin Mar-a-Lagos në 2005.

Cassandra Searles, Miss Uashingtoni i vitit 2013 në një foto të vajzave në skenë me Trump që u postua në rrjetin social shkroi: “A mbani mend se një herë ne kishim për të bërë daljet tona në skenë, por ky djalë na trajtoi si bagëti dhe na bëri të bëjmë atë përsëri, sepse nuk e pamë atë në sy. A ju kujtohet edhe kur ai më pas vazhdoi të na rreshtonte në mënyrë që të mund të merrte një vështrim më të afërt të pronës së tij? ” Ajo gjithashtu pohoi se kandidati presidencial e tërhoqi dhe e ftoi në dhomën e tij të hotelit.

Jill Harth pretendon se “më ka përplasur kundër murit dhe më ka vënë duart mbi mua dhe u përpoq ta ngrinte fustanin… “M’u desh të thosha : ‘Çfarë po bën? Ndalo!'”

Jessica Drake. Trump u takua me aktoren pornografike 10 vjet më parë në një turne golfi në Liqenin Tahoe, Kaliforni, ku u përpoq ta bindte për të kryer marrëdhënie seksuale, tha znj. Drake. Ajo tha se biznesmeni “kapi secilin prej nesh fort në një përqafim dhe e puthi secilin prej nesh pa kërkuar leje”.

Temple Taggart i tha New York Times në maj të vitit 2016 se kur kishte qenë 21 vjeç dhe ishte shpallur Miss Utah në 1997, Trump e puthi në buzë pa pëlqimin e saj. “Mbaj mend ndjenjën e sikletshme, sikur të dëshiroja ta ktheja dhe të fshij gojën time” tha ajo.

Summer Zervos një ish-konkurrente në ‘Apprentice’, tha se ajo u sulmua seksualisht nga Z. Trump në vitin 2007 pasi ai e ftoi atë për të diskutuar mbi mundësitë e punësimit. Në një konferencë shtypi, ajo tha se e kishte takuar atë në një shtëpi njëkatëshe në hotelin “Beverly Hills” ku biznesmeni e përshëndeti duke e puthur atë në buzë. Ajo e përshkruan se  ai “kapi shpatullën time dhe filloi të më puth përsëri në mënyrë agresive dhe të vinte dorën në gjoksin tim”.

Kristin Anderson i tha Washington Post në tetor 2016 se Trump kishte futur duart poshtë fundit të saj në një klub nate në Nju Jork në vitet 1990. Zonja Anderson, e cila punonte si kamariere në atë kohë, tha se ajo ishte ndierë “shumë e brishtë dhe e çuditur”.

Cathy Heller i tha Guardian në tetor 2016 se ajo kishte takuar Trump në një drekë në vitin 1997 në Mar-a-Lago. Ajo thotë se u afrua për ti dhënë dorën, por ai e kapi atë që ta provonte ta puthte.

Karena Virginia, një instruktore yoga, u bë publike me pretendimet e saj në një konferencë shtypi në tetor të vitit 2016. Ajo pretendon se, pasi u largua nga US Open në Flushing Meadows, Nju Jork, në vitin 1998, Trump iu afrua asaj me një grup burra. Në lidhje me pamjen e saj, ai tha: “Hej, shiko këtë” duke ecur prapa saj, pohon zonja Virginia. Z. Trump dyshohet se e kapi për krahu dhe i preku gjoksin e saj.

Ninni Laaksonen pretendon se zoti Trump e kapi nga mbrapa përpara se të shfaqeshin së bashku në Late Night Show me David Letterman më 26 korrik 2006.

Juliet Huddy. Në dhjetor të vitit 2017, ish-prezantuesja e Fox News pretendoi se Trump u përpoq ta puthte atë në vitin 2005 ose 2006. Ajo pretendon se ai “u përkul dhe më puthi në buzë”. Zonja Huddy tha për incidentin, i cili ndodhi në një ashensor në Trump Tower, “Trump qëndroi pranë meje dhe papritmas ai filloi të më prekë”.

Alva Johnson. Një ish pjesëtare e stafit të fushatës së z. Trump, zonja Johnson pretendon se kandidati i atëhershëm u përpoq që ta puthte me forcë pas një tubimi në gusht 2016. Kur ajo paraqiti padinë në shkurt të vitit 2019, ajo i tha Washington Post se ajo “ndihej e shkelur sepse nuk e kishte pritur këtë gjë”.

E Jean Carroll thotë se zoti Trump e sulmoi atë seksualisht në një dyqan në Bergdorf Goodman në Manhatan të Nju Jorkut në fund të vitit 1995 ose në fillim të vitit 1996. Ylli ‘Aprentice’ thotë se ai i  kërkoi asaj këshilla kur bleu të brendshme femrash për një grua tjetër dhe me shaka e pyeti që ajo të bëhej modelja . Në dhomat e zhveshjeve, Trump dyshohet se e mbështeti atë kundër një muri dhe filloi ta prekë. /Opinion.al

Pas