Kryesore

Basha publikon të dhënat e Eurostat: Në tetor u rritën çmimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 19/11/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar të dhënat e publikuar nga EUROSTAT, ku Shqipëria renditet e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor.

Në postimin e Bashës thuhet se çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%, ndërsa çmimet e transportit u rritën me 3.4%.

Basha shprehet se kryeministri Edi Rama për shtatë vite ka shkatërruar ekonominë dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve.

Postimi

Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%.

Çmimet e transportit u rritën me 3.4%.

Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë.

Pas