Aktualitet

Nuk kishin vendosur maskën/ Gjobiten 649 qytetarë, shoqërohen 7 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:46 - 19/11/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit vijon kontrollet për zbatimin e masave masave anti-COVID.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, janë gjobitur me 3.000 lekë 649 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, janë shoqëruar komisariat në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me gjobë 10.000 lekë secili./ Opinion.al

Pas