Politikë

Covid/ Basha: Kjo është t’i dënosh njerëzit me vdekje, fajin e ka qeveria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:38 - 11/11/20 |
Al Do

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me disa qytetarë të cilët kanë kaluar COVID-19, dhe theksoi se qeveria ka dështuar dhe keqmenaxhuar pandeminë e koronavirusit.

Teksa dëgjoi historitë e tyre në përballjen me virusin e rrezikshëm dhe shifrat të cilat kanë shpenzuar për ilaçet, tamponët privatisht dhe skanerat, Basha tha se “kjo është t’i dënosh njerëzit e tu me vdekje”.

“Dhe për këtë po, fajin e ka kryeministri, fajin e ka qeveria dhe s’mund të fshihet pas asnjë Komiteti, se këto janë vendime që i merr qeveria. Qeveria vendos se ku do t’i shpenzojë paratë e taksave që u kërkojnë njerëzve. Taksat i merr qeveria, taksat i shpenzon qeveria”, theksoi Basha.

Basha tha se situata në vend nuk do të ishte kaq rëndë nëse qeveria do të kishte pranuar propozimet e PD-së për të përballur pandeminë, duke filluar me rritjen e testimeve.

Ai premtoi se me ardhjen e tij në qeveri, do të bëjë ç’të jetë e mundur që të ‘shërojë Shqipërinë’:

“Ne do të bëjmë gjithçka që ta mundim këtë të keqe në të gjitha dimensionet e saj dhe ta shërojmë Shqipërinë edhe të ecim drejt një të ardhme më të mirë ashtu siç dëshironi ju dhe ashtu siç dëshiron çdo shqiptar.” /Opinion.al

Pas