Aktualitet

Basha –Nikollës: Kështu është kur vendos drejtuese një si ty


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:46 - 13/09/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është treguar i ashpër me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa që në seancën e parë të dakordësimit të Kuvendit ka braktisur sallën sëbashku me deputetët e tij.

Basha i është kthyer ashpër Nikollës, duke i thënë se “E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manikinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë”!

Ndërkohë kujtojmë se pas Bashës është laruar dhe Sali Berisha, ndërkohë që në sallën e Kuvendit kanë qendruar deputetët e LSI./Opinion.al

Pas