Aktualitet

Basha në një familje në Lundër: Tekste falas, studim dhe drekë në shkollë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 05/02/21 |
Doriana Çepunaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të premte ka vizituar familjen Leci në Lundër të Tiranës për t’u njohur nga afër me shqetësimet me të cilat kjo familje përballet, por edhe për të ndarë me ta planin e PD.

“Ne i kemi dhënë vëmendje të veçantë familjes në planin tonë që kemi shpalosur, në programin tonë qeverisës, duke e shoqëruar familjen nga momenti i parë i krijimit deri në momentin kur fëmijët dalin në punë. Ne e kemi vendosur në program që nga momenti që lind deri në 5 vjeç, çdo fëmije muaj për muaj nga 30 mijë lekë të vjetra. Nga momenti që lind fëmija derisa të bëhet 5 vjeç, muaj për muaj nga 30 mijë lekë të vjetra. Futet në shkollë do fillojmë një program, do ta fillojmë me zonat rurale, pastaj do ta shtrijmë në qytet”, – tha Basha.

Gjatë këtij takimi kryedemokrati theksoi edhe njëherë pjesë të programit të PD të prezantuar më herët si premtimin për të krijuar kushte që fëmijët të qëndrojnë në shkollë edhe pas mësimit, duke iu garantuar edhe një vakt të paguar nga shteti. Por, gjithashtu Basha foli edhe për angazhimin e PD për tekste falas për gjithë ciklin 9-vjeçar.

“Në zonat rurale do fillojë një program. Mbaroi shkolla në orën 12.00 apo në orën 13.00, do rrijë e hapur shkolla deri në orën 16.00 apo deri në orën 17.00, që fëmija të bëjë detyrat aty, të mësojë kompjuterin, të mësojë ndonjë gjuhë të huaj, të mos rrijë rrugëve dhe do t’i sigurojmë edhe një vakt për të ngrënë. Mund të jenë familje me të ardhura të mira që mund ta sigurojnë vetë, po ka shumë familje që nuk e sigurojnë dot.

Deri në klasë të 9-të do të ketë këtë përkrahje. Tekste falas, deri në klasë të 9-të tekstet do të jenë falas, por tekste të reja. Ne e kemi propozuar këtë në vitin 2017-të. Këta nga viti 2018-të e bënë por e bënë me një marifet, që jo po duhet të jetë, nuk duhet ta zhgarravisësh, duhet ta kthesh prapë. Jo, jo! Shqipëria i ka mundësitë për t’i blerë tekste falas çdo fëmije. Do kenë tekstet falas dhe do kenë këtë regjimin pas shkolle, ku do kenë mundësi, do t’i pajisim edhe me teknologji, se jo vetëm pandemia që i detyrojë që i detyrojë tani të punojnë me lap-topa, me tablet e me celularë, po kush ka, a keni ju? Me çfarë e bëni mësimin juve, online apo në shkollë?” tha Basha.

Qytetari: Dhe online dhe në shkollë.

Lulzim Basha: Po online me çfarë e bën, me celular?

Qytetari: Po!

Lulzim Basha: S’ke tablet?

Qytetari: Jo!

Kreu i opozitës konfirmoi edhe angazhimin e PD për të mbështetur studentët që vijnë nga familje me të ardhura minimale.

“Në universitet pastaj të gjithë familjeve që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj, që janë 90% e studentëve, shteti do jua paguaj 100% tarifën e studimeve, s’kanë për të paguar tarifë, pse, sepse problemi kryesor për të shkuar për të studiuar është tarifa.”/Opinion.al

 

 

Pas