Aktualitet

Dorëhiqet një prej gjyqtareve, shtyhet seanca për Luan Dacin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:19 - 05/02/21 |
Doriana Çepunaj

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën e radhës ndaj Luan Dacit anëtar i KPA-së i dënuar në shkallë të parë për “falsifikim dokumentesh”.

Shkak i shtyrjes u bë mosformimi i trupës gjykuese. Gjyqtarja Anita Mici e caktuar në këtë proces dha dorëheqjen pas kërkesës së prokurorisë për përjashtimin e saj nga gjykimi.

Ajo është në proces vettingu në KPA, ku i pandehuri është anëtar edhe pse i pezulluar.  Tashmë pritet caktimi i anëtarit të ri nga ana e KLGJ.

Luan Daci u dënua në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Sipas SPAK,  gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së.

Pas