Politikë

Basha në Manëz: Qeveria ka bërë korrupsion me paratë e tërmetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:11 - 10/08/20 |
Al Do

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar banorët në Manëz të Durrësit, shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit.

Basha akuzoi qeverinë se ka vjedhur fondet dhe ka kryer korrupsion galopant duke lënë këto familje në mjerim të plotë.

Basha tha se kur PD të vijë në pushtet, paratë nuk do të shkojnë tek 5 oligarkë, por do të shkojnë për të gjitha familjet shqiptare.

“Të gjithë ata që kanë bërë korrupsion me paratë e tërmetit, do të dalin përpara përgjegjësi. Ata do të japin përgjegjësi përpara ligjit. Ata jetojnë të kamur, ndërsa ju jetoni në cadra.

Iu kanë dhënë miliona 5 oligarkëve dhe kanë lënë shqiptarët në mjerim. Vazhdojnë të vjedhin ndihmat. Me këtë qeveri mos prit asnjë zgjidhje. Unë vij që të shoh sot, ndërsa kur të jemi në qeveri, prioritet do të jeni ju dhe të gjithë familjet e juaja”,- u shpreh Basha./ Opinion.al

Pas