Aktualitet

Basha: Në Kuvend ka kriminelë nga kartelat e Europolit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 16/11/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në seancën e sotme plenare tha se në Kuvendin e Shqipërisë ka kriminelë, dhe anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e Europolit.
Prandaj sipas Bashës, minimalja që mazhoranca mund të bëjë është të votojë vetingun në politikë.
“Pirgu i letrave që na keni vënë përpara, është një harxhim kriminal i parave të taksa paguesve të OSBE. Pse? Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një koperturë që ju doni të hidhini mbi një Kuvend. Këtu në kuvend ka kriminelë, anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e europolit, të FBI, të DEA-s ka edhe bedelë të organizatave kriminale dhe këtu pas ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda gjuhën më të ulët që njeh fjalori shqiptar, ndaj zonjave, tash 8 vite pa u hyrë gjemb në këmbë.
Ndaj nëse do kishte proporcionalitet s’mund të na bëni ju moral, minimalja është të votoni vetingun në politikë deri në atë moment më shumë vlen letra e banjos se sa kjo këtu. Kur të nisni me sanksione, ai këtu s’duhet ë vijë më fare me ato që ka nxjerr nga goja. ndaj matini fjalët, se po vareni si parti e kriminalizuar në palc. – u shpreh Basha./Opinion.al

Pas