Aktualitet

“Ku e gjen helmin?” Duma-Ballës: Te zona jote, je bërë diktator i Elbasanit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:26 - 16/11/21 |
Opi Nion

Është shoqëruar me përplasje seanca e sotme në Kuvendi, mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës dhe deputetes së PD-së Grida Dumës.

Duma e cilësoi buxhetin e vitit të ardhshëm si mjeran, ndërsa theksoi se mbrojtja që i bën kryeministri është si një krekosje e gjelit në majë të plehut.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Balla tha se nuk e kupton se nga i buron gjithë ai helm, po nuk ka munguar replika e Dumës e cila teksa tha se Balla është kthyer në diktator të Elbasanit.

Balla: Kushteuta, rregulloja dhe kodi i etikës, kushdo që i shkel të jesh i sigurt që kushdo që shkel do marrë ndëshkimin e duhur.  Nuk e kuptoj ende dhe sa kohë duhet të ndërhyjë ky parlament që një deputet të marrë fjalë dhe në atë moment të mos flasë askush! Ky është parimi themelor unë ju garantoj që nga kjo anë sallë edhe kur deputet, dhe zonja ka një problem të madh me vete aq sa herë flet do ofendojë, nga të vjen gjithë ky helm. I prodhon më shumë helm se sa absorbon vetë. Kjo është keqardhje. Megjithatë Bashës unë ia qaj shumë hallin, asnjëra nga këto nuk është statuti i PD, tek ai statut bëj si të duash ti lexoje ndryshe, babi yt polik ta lexojë ndryshe, por ta harrojë kush nga ju se mund të shkellë këto rregullave.

Duma: E di ku e gjej helmin? Kur kam shkuar te zona e tij (Taulant Ballës), kur thoni probleme mos të na kapi kamera se ai ka zaptuar të gjithë vendin, tek diktatori i atij vendi, tek njerëzit që i keni zvogëluar në ekzistencë dhe në në shpirt. Ju duartrokisni për çdo gjë që bëni gabim. Kur keni gabime pranojini dhe aty filloni të ekzistoni politikisht.

Pas