Aktualitet

Basha në Korçë, Rama: Shejtanbudalla, kërcënon shëndetin e njerëzve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 31/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas takimit të zhvilluar nga kreu i PD, Lulzim Basha në Korçë.

Teksa publikon foto nga takimi i Bashës, Rama shkruan se këmbëngulja për të zhvilluar takime me shumë njerëz është djallëzore dhe kërcënon shëndetin e njerëzve.

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku”, shkruan Rama.

Më tej ai bën një paralelizim të situatës në Tiranë, ku po vazhdon vaksinimi masiv, ndërsa në Korçë sipas kreut të qeverisë vijon infektimi masiv.

“*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv.

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut)”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas