Aktualitet

“Aparatura e syve e vjetër”, Rama-pensionistit: Bëj vaksinën njëherë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:01 - 31/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme procesin e vaksinimit masiv për të moshuarit mbi 70 vjeç në Shkodër.

Rama është pritur nga disa të moshuar të cilët e kanë falënderuar për mundësinë që u dha duke u vaksinuar kundër Covid.

Në dalje nga ambineti ku po kryehej vaksiimi masiv një pensionist i është ankuar kryeministrit se në Shkodër mungon një aparaturë moderne për sytë dhe veshët, teksa Rama i është përgjigjur se për momentin fokusi është vaksina të tjerat do të rregullohen hap pas hapi.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Qytetari: Në Shkodër aparatura e syve dhe e veshëve është e para 30 vjetësh

Rama: Hap pas hapi

Qytetari: Hap pas hapi?

Rama: Bej vaksinën njeherë tani, të jemi në rregull njeherë me vaksinën./Opinion.al

Pas