Aktualitet

PD i përgjigjet Ramës: Humbja e ka bërë nervoz, kërcënimet s’na ndalojnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:15 - 31/03/21 |
Opi Nion

Partia Dmokratike i është përgjigjur ditën e sotme kryeministrit Rama lidhur me pritjen që i është bërë Bashës në qytetin e Korçës.

Në një deklaratë nga ana e PD shkruhet se Rama është i kapur nga paniku dhe shqetësohet nga mikpritja që shqiptarët jaë duke i treguar PD-së dhe Lulzim Bashës.

“I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.

Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë.  Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.”– shkruhet në njoftim

Teksa shkruhet ndër të tjera së PD është parti e cila funksionon sipas rregullave dhe ligjeve, dhe nuk ndalet nga kërcënimet dhe keqinformimet.

“PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.  Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike.  

Në 25 prill rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë.”- thuhet ndër të tjera./Opinion.al

Pas