Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha me drejtuesit e turizmit dhe hotelerisë: Pjesa më e madhe po mbyllet

2020/07/01 at 4:46 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha me drejtuesit e turizmit dhe hotelerisë: Pjesa më e madhe po mbyllet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar drejtuesit e shoqatave kryesore të turizmit dhe hotelerisë në Shqipëri.


Me një postim në rrjete sociale, Basha shkruan se pjesa më e madhe e operatorëve turistikë që operojnë në end po shkon drejt mbylljes. pasi mbyllja e kufijve për Shqipërinë, ka bërë që të anullohen edhe prenotimet e bëra për muajin korrik.

Sipas kreut të PD, qeveria ka zero strategji mbështetëse për këtë sektor, teksa shton se ndonëse u premtua shtyrja e tatim-fitimit, operatorët thanë se në sistem vazhdojnë edhe kamatë-vonesat.

Sipas tij shtyrja e kredive nuk u zbatua por ato u ristrukturuan. Basha apelon që kjo situatë duhet të marrë fund sa me shpejt sepse ndryshe, do të ketë efekt shkatërrimtar për ekonominë e në veçanti për mbi 200 mijë qytetarë, që sot e kanë të lidhur punën dhe mbijetesën direkt me sektorin e turizmit.

Postimi i plotë:

Problematikat e turizmit, si një nga sektorët e prekur më së shumti nga kriza ekonomike dhe pandemia, ishin temat qëndrore për të cilat bashkëbisedova me drejtuesit e shoqatave kryesore të turizmit dhe hotelerisë në Shqipëri.

Me natyrën e mrekullueshme dhe mundësitë për ta bërë turizmin shqiptar konkurrues në rajon, është e trishtueshme të dëgjosh se pjesa më e madhe e operatorëve turistikë që operojnë në Shqipëri po shkon drejt mbylljes.

Problemeve të përvitshme të taksave të larta apo mungesës së infrastrukturës, këtë vit i është shtuar dhe pandemia. Operatorët kryesorë turistikë shprehën shqetësimin për mbylljen e kufijve për Shqipërinë, çfarë ka bërë që të anullohen edhe prenotimet e bëra për muajin korrik.

Zero strategji mbështetëse për këtë sektor nga qeveria, zero strategji dalëse nga pandemia. Kjo e ka bërë situatën edhe më të rëndë dhe që po vazhdon të rëndohet çdo ditë.

Ndonëse u premtua shtyrja e tatim-fitimit, operatorët thanë se në sistem vazhdojnë edhe kamatë-vonesat.

Shtyrja e kredive nuk u zbatua por ato u ristrukturuan. Marrja e kredive u bë e pamundur për shumë biznese edhe pse sipas tyre kreditë nuk janë zgjidhje, pasi shumë prej tyre kanë dhe kredi të tjera të marrë më herët dhe që në mungesë të punës e kanë të pamundur për t’i shlyer.

Kjo situatë duhet të marrë fund sa me shpejt sepse ndryshe, do të ketë efekt shkatërrimtar për ekonominë dhe papunësinë e në veçanti për mbi 200 mijë qytetarë, që sot e kanë të lidhur punën dhe mbijetesën direkt me sektorin e turizmit.

Asnjë zgjidhje nuk ka vlerë nëse nuk hartohet në bashkëpunim me të zotët e punës. Ne nuk premtojmë mrekulli, por një qeverisje normale, që dëgjon, dialogon dhe bashkëpunon. Për zgjidhje dhe politika të hartuara, duke dëgjuar sipërmarrjen dhe punëmarrësit dhe jo duke dëgjuar e punuar për 5 oligarkë.

Me një plan të qartë, me prioritete të mbështetura nga politika fiskale, investime dhe fonde, ne do ta shndërrojmë turizmin në gjenerator të madh të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Ne do të vendosim taksën e sheshtë 9 % dhe do të heqim “taksën Rama” për karburantin. Do të vendosim moratorium 1 vjeçar për të gjitha inspektoriatet dhe do të ndërtojmë një kuadër ligjor me standarte europiane, për një model europian inspektimi, me zyrtarë që i shërbejnë ligjit dhe jo që sillen si bandë gjobëvënësish.

Paratë që sot mbushin xhepat e oligarkëve dhe qeveritarëve të lidhur me ta, do të shkojnë për investime dhe prioritete kombëtare që ndihmojnë ekonominë, punësimin dhe mirëqenien e të gjithë shqiptarëve.

 

Etiketa: Bashasektorturizem


Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Ekonomia në rritje? Çfarë nuk tha Guvernatori Sejko gjatë bilancit

Guvernatori Sejko: 17 mijë të papunë prej pandemisë

Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

Shënohet viktima e 66 në Shqipëri nga pandemia

KLSH: 6.2 miliardë euro dëmi në buxhetin e shtetit në 8 vitet e fundit

KLSH: 6.2 miliardë euro dëmi në buxhetin e shtetit në 8 vitet e fundit
















TE FUNDIT

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google,...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku...

Lexo më shumë

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
10 Korrik, 2026

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe...

Lexo më shumë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}