Kryesore

Basha i përgjigjet Komisionit të Rithemelimit: Ne do të zgjedhim të ardhmen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:33 - 12/12/21 |
Opi Nion

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale, pasi Komisioni i Rithemelimit edhe një herë u shpreh se nuk njeh asnjë funksion të tij, pas shkarkimit nga 4446 anëtarë të Kuvendit. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se tashmë është Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ai që foli, ndërsa kujton kuvendin e 18 Dhjetorit.

“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më 18 Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë”, shkruan Basha ndërsa publikon edhe rezolutën e votuar sot nga Këshilli Kombëtar./Opinion.al

 

Pas