Kryesore

Basha: Do të rrisim me 60% pagën e mësuesve në 4 vite


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 27/03/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me mësues të arsimit parauniversitar në njësinë 11 në Tiranë.

Basha tha Partia Demokratike në qeveri do të rrisi me 60% rrogat e mësuesve, duke thënë se në 4 vite, rroga do të rritet mesatarisht me 15% në vit.

Sipas Bashës, paga minimale e mësuesve do të shkojë deri në 700 euro për mësuesit.

Kryedemokrati sulmoi mazhorancën, duke thënë se ka shkatërruar sistemin e arsimit në vend dhe se ka detyruar qytetarët të braktisin vendin.

“Do të rrisim deri në 60% pagat e mësuesve, në katër vitete e para i bie mesatarisht 15% rritje në katër vite. Duhet ta çojmë nivelin e arsimit shqiptar në nivelet europaine. Me programin tonë, paga minimale për mësuesit do të jetë 700 euro përmësuesit. Paratë do të dalin nga buxheti i shtetit, ashtu siç kjo qeveri paguan koncesionet. Në motivimin e mësuesve që do të thotë kryesisht kushtet e punës dhe pagat dhe këtu kemi parë që këto 8 vite rritja e pagave të mësuesve ka qenë një shaka e përsëritur por e bërë kurrë realitet.  Erdhi tani sezoni zgjedhor dhe më në fund u kujtuan për një rritje modeste të nivelit bazë në janar që është krejtësisht  pamjaftueshme për 8 vite sakrifice, pune, rritje të kostos së jetës, rritje të çmimeve. –tha Basha./Opinion.al

Pas