Kronikë

EMRI/ Vetëdigjet 52-vjeçari në Skrapar, vuante nga probleme mendore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:48 - 27/03/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Strorë në Skrapar.

Sipas News24 një 52-vjeçar është vetëdjegur me benzinë në dalje të fshatit ku jetonte.

Bëhet me dije se viktima është Abaz Zylyftari, teksa mësohet se ka dalë herët nga banesa dhe është nisur në drejtim të qytetit të Skraparit. Rrugës ai ka blerë një bidon me benzinë, e ka hedhur në trup dhe i ka vënë flakën vetes.

Trupi i djegur i 52-vjeçarit është gjetur nga kalimatrët e rastit,të cilët kanë njoftuar policinë. 52-vjeçari ishte babai i 4 fëmijëve dhe prej kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor. Edhe më herët viktima kishte tentuar të vetëvritej por falë ndihmës së mjekëve ia kishte dal për të mos humbur jetën./Opinion.al

Pas