Kryesore

Basha: Deputetët e “opozitës së re” shiten si te pazari i Milotit


               Publikuar në : 11:31 - 15/03/19 |
eri on

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Durrësit. Basha ka thënë se të ashtuquajturit deputetë të “opozitës së re”, po blihen e shiten nga kryeministri Edi Rama si bagëti në pazarin e Milotit.

“Shihni deputetët, shiten e blihen, si në pazar të Milotit. A ka shembull më të qartë, se shitblerja e të ashtuquajturve deputetë të opozitës së re?”, tha Basha, duke ftuar të pranishmit të jenë pjesë e protestës së 16 marsit.

Ai ka sulmuar qeverinë dhe si edhe Vangjush Dakon, Rrahman Rrajën apo Jurgis Çyrben që sipas tij drejtojnë krimin në qarkun e Durrësit.

Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapraiu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti.”/Opinion.al

Pas