Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Buxheti më katastrofë, legjitimon grabitjen e taksave

2018/12/03 at 6:37 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha-Ramës: “Kërkove të bëje policen dëshmore për karrigen tënde”
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të hënën deklaroi se buxheti i vitit 2019 i miratuar nga maxhoranca është buxheti më katastrofik në 28 vite.

Në një deklaratë për mediat, Basha theksoi se me këtë buxhet legjitimohet zhvatja dhe grabitja e taksave të shqiptarëve.


“Ditën e sotme organizata kriminale ka kaluar buxhetin më katastrofik në 28 vite. Legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e taksave tuaja dhe pasuron një grup oligarkësh dhe qeveritarësh. Dy janë karakteristikat e këtij buxheti apo vjedhjeje masive me një votë jolegjitime. Shqipëria në 5 vite të Edi Ramës është katandisur në një vend ku 97% e qytetarëve paguajnë taksa më shumë dhe fatura më të shtrenjta se në vendet e rajonit. Ka nxjerrë nga xhepat e shqiptarëve 1.9 mld euro më shumë.
Kjo rritje galoponte taksash që ka çuar në 1.9 mld euro më shumë të marra nga xhepat tuaja nuk ka sjellë asnjë rritje ekonomike por e ka futur vendin në një cikël krize
”, -theksoi kreu i PD.

Ai mori si shembull mbylljen e bizneseve që sipas tij kanë prekur 150 mijë familje shqiptare.

“Nuk ka shembull më të trishtë për ta ilustruar këtë se sa përditësimi i fundit i shifrave të falimentimit të bizneseve. Mbi 13 mijë biznese të mbyllura nga janari deri në tetor. 60% më shumë biznese kanë mbyllur qepenat këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Mbi 73 mijë biznese të mbyllura që kur Rilindja ka ardhur në pushtet që prekin 150 mijë familje shqiptare. Ky është rezultat i drejtpërdrejt i frymës mbytëse për ekonominë që ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës”, -tha kreu i PD.

Basha tha ndër të tjera se borxhi publik arrin në 83% të prodhimit të brendshëm bruto dhe paratë e shqiptarëve po bëhen rrush e kumbulla.

“Nën presionin tonë e ka bërë taksën zero, por paguan më shumë taksën e energjisë dhe taksat lokale, të ujit, të pronës. Këto pagesa të rënduara anë sjellë falimentimin masiv të biznesit të vogël. Është jo arsyeja se pse pronarët dhe sipërmarrësit e vegjël përbejnë kontingjentin kryesor të shqiptarëve që largohen nga Shqipëria. Ky biznes falimenton sepse është rritur kostoja e biznesit. Në Tiranë ka shkuar 7 fish taksa për bizneset e vogla, taksa që shkojnë për fasda. Këto para do shkojnë për luks qeveritar. Paratë e shqiptarëve po behën rrush e kumbulla. Projekti i Unazës, do hidhet një shumë e barabartë sa shteti do harxhojë për një vit për familjet në nevojë. Ne e dimë  se kemi mbi 150 mijë familje në nevojë ekstreme që nuk sigurojnë bukën e gojës. Në vend që të mendohet për këta njerëz që këta njerëz të mos mbeten pa bukë, buxheti është i barabartë me ndihmën që duhet tu jepet familjeve. Është buxheti më katastrofë i 28 viteve. Borxhi arrin në 83% të prodhimi të brendshëm bruto. Ai mban të fshehur borxhin PPP që fryhet se nuk ka të ngopur. Vetëm përmes këtij borxhi, shqiptarëve u shkon borxhi publik në 82-83%.  Vetëm 40 milionë euro për të pangrënët dhe do ta çojë 4 herë më shumë faturën për oligarkët që vjedhin. Buxhet që ngrenë dorën për të votuar deputetë të korruptuar dhe që duhet të ishin në burg”- tha Basha.

Kryedemokrati tha se PD ka një alternativë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke ulur taksat dhe anuluar koncesionet që sipas tij janë korruptive. Basha u shpreh se do mbajë përgjegjësi kush ka përfituar dhe grabitur paratë e shqiptarëve.

“Ne kemi një alternativë për të nxjerrë vendin nga kriza. Ajo është taksa e sheshtë prej 9% dhe kufirin minimal. Heqjen e TVSH dhe vendosjen e një tavani me të cilin nuk mund të ngrihen taksat e pushtetit vendor.  Rikthimi i fashave mbrojtëse për shtresat në nevojë që asnjë familje të mos mbetet pa drita. Fasha mbrojtëse dhe për sipërmarrjet për të ndikuar në tregun  e jashtëm dhe të brendshëm. Anulimi i të gjitha koncesioneve korruptive. Ta harrojnë se do ti gëzojnë parat që kanë marrë apo ato që presin të marrin. Janë këto qindra mijëra euro që shkojnë për këto oligarkë. Kemi 190 mijë shqiptarë që hanë vetëm një vakët. Nëse alternativa është të falimentojë Shqipëria apo ju, kjo alternativë është e qartë. Do falimentoni ju dhe do mbani përgjegjësi,. Hiqni dorë nga piramida e PPP. Asnjë nuk do tolerohet. Një për një koncesionet do anulohen dhe paratë do i kthehen qytetarëve. Mos u zhysni në këtë vjedhje se do mbani përgjegjësi. Duan të nxjerrin familjet nga shtëpia e tyre, pasi u janë errësuar sytë nga grabitja. Nuk është betejë për të majtën apo të djathtën, por bëhet fjalë për në grusht shushunjash që po grabisin shqiptarët.”- tha Basha.

 

Etiketa: Bashabuxheti me katastrofelegjitimon grabitjen e taksave


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë

Këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë

Kryeministri Haradinaj: Taksa 100% do të hiqet kur Serbia të njohë Kosovën

Kryeministri Haradinaj: Taksa 100% do të hiqet kur Serbia të njohë Kosovën

Jul Deda ‘thumbon’ Luana Vjollcën

Jul Deda ‘thumbon’ Luana Vjollcën
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}