Aktualitet

Bardhi: S’arritën t’i mbledhin firmat për Kuvendin Kombëtar, po shpikin procedura


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 11/11/21 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi,  në një konferencë për shtyp nga selia blu theksoi disa hërë se nuk është arritur mbledhja e firmave për Kuvendin Kombëtar nga Berisha dhe mbështetësit e tij.  Bardhi theksoi se për shkak të dështimit, po shpikin procedura.

Me ironi Bardhi tha se po e trajtojnë Kreun e Këshillit Kombëtar si rojen e partisë pasi sipas tij firmat nuk duhet të mbyllen në kasafortë, por duhen depozituar në protokollin e partisë.

“Jam i bindur që firmat nuk janë mbledhur, do duhet t’i kishim parë po të ishin. Kryetari i Këshillit Kombëtar as në dorëzim nuk i ka marrë. I sollën tha dhe i ka mbyllur në kasafortë. E trajtojnë kryetarin e Këshillit Kombëtar si rojen e partisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar nuk është roje dhe as specialist i zyrës së protokollit. Firmat siç ua lexova depozitohen në protokollin e partisë dhe i përcillen kryesisë së partisë. Si u mbyllkan në kasasfortë, silli pra, pse të jenë sekret firmat. Kush më ka njoftuar mua si sekretar i përgjithshëm i PD, për Kuvendin Kombëtar, më duhet të hap FB që të marr vesh se mblidhet organi i partisë ku jam Sekretar i Përgjithshëm. Për këtë procedurë që shpjegoj unë, njëri që bërtet sot më fort, e ka thënë një javë më parë që nuk është kështu procesi, po ju lë 24 orë kohë ta gjeni vetë. Bërtet se nuk është kështu procesi, ka thënë identik një javë më parë këtë që po them unë sot. Firmat nuk i tregojnë dhe i mbyllin në kasafortë. Ky është fakt. Procedurën që po shpjegoj unë sot, me zë dhe figurë në  e ka thënë njëri prej këtyre që sot bërtet fort. Ishte para një jave, ishin 90 për qind të firmave të mbledhura, pastaj shkoi 110 për qind, e panë që as 10 për qind të firmave nuk i kanë, shpikën procedurë, vetënumërojnë, vetëmblidhen, shpikin një gjë që ka vetëm ‘vetë’ përpara. Askush tjetër nuk duhet të di gjë se mbyllemi vetë te kasaforta. Pse ndryshuan mendje një javë më vonë. Nuk u arrit të mblidheshin firmat e 1/4 së anëtarëve të Kuvendit për të vënë në lëvizje procedurën për të thirur Kuvendin Kombëtar. Të sjellin kërkesën sipas procedurave për të mbledhur kuvendin e PD.”-tha Bardhi.

Pas