Aktualitet

Bardhi: Në PD nuk ka ardhur asnjë kërkesë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:44 - 11/11/21 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi,  ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka thënë se në PD nuk ka ardhur asnjë kërkesë qoftë të një anëtari për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sipas tij ajo që demokratët kanë parë ka qenë një bllof i madh, një tallje.

“Dua të konfirmoj edhe njëherë që PD është institucion. Respekti ndaj institucioneve është primare në çdo demokraci. Ne në funksionimin tonë të brendshëm kemi detyrimin për të zbatuar statutin e PD. Dua të konfirmoj për çdo demokrat, që në PD nuk ka ardhur asnjë kërkesë, e qoftë edhe 1 anëtari të vetëm të Kuvendit Kombëtar, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar”, tha Bardhi.

Më tej ai vijoi deklaratën duke thënë:“Ajo që është bërë këto kohë ka qenë një blof i madh, një kakofoni shifrash, tallje me demokratët sepse nuk u arrit që pas dy muajsh konktaktime me demokratët të siguroheshin ¼ e firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që të mundësonin nisjen e procedurës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Berisha ka një çështje të tij që duhet ta shtrojë për diskutim. Bëhet show dhe tallje për demokratët dhe u themi atyre firmat i kemi, madje edhe shumicën, por nuk i kemi, madje i mbyllim në kasafortë. Nëse i kanë, i ftoj ti depozitojnë në protokollin e PD.

Nuk jemi institucion në ilegalitet nuk kemi asnjë hall me ligjin. Halli i PD janë hallet e demokratëve. I vetmi hall i demokratëve në këtë momement është largimi i regjimit të Edi Ramës. Rikonfirmoj për çdo anëtar të Kuvendit Kombëtar të PD që jo vetëm që nuk janë depozituar ¼ e firmave, por në momentin që flasim nuk ka një firmë të depozituar. Nuk e kuptoj ku qëndron problemi i mosdepozitimit, ose më saktë bëj sikur nuk kuptoj”.

Pas