Kronikë

Foto/ “Benzi” futet nën kamion, aksident i rëndë në Lezhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 11/11/21 |
Opi Nion

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Tales, në Lezhë. Mësohet se një automjet, i tipit “Benz”, është përplasur me një kamion.

Paraprakisht bëhet e ditur se ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit “Benz”, i cili është dërguar në në spital, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Siç mund të shihni edhe në foto, automjeti është futur nën rrotat e kamionit të ngarkuar me materiale ndërtimi.

Mësohet se makina ka qenë duke ecur në korsinë e saj, kur kamioni ka dalë nga një rrugë dytësore, duke shkaktuar dhe aksidentin.

Ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet aksidentit./Opinion.al

Pas