Sport

Barcelona ndryshon ofertën për Neymar, ja çfarë i ka propozuar PSG


               Publikuar në : 08:07 - 20/08/19 |
Opi Nion

Real Madrid dhe Barcelona, tashmë kanë hyrë në një garë të “egër” për të marrë shërbimet e Neymar, i cili aktualisht luan me skuadrën e PSG-së.

Të dyja skuadrat kanë bërë propozimet e tyre por deri më tani drejtuesit e PSG nuk janë bindur, kjo ka bërë që Barcelona të ndryshojë strategji.

Sipas “RAC1”, klubi i Barcelonës u ka propozuar drejtuesve të PSG që braziliani të mos blihet menjëherë, por me një huazim 1-vjeçar me të drejtë blerje, ashtu siç ndodhi me Coutinho tek Bayern Munich.

Pas këtij propozimi, katalanasit janë shprehur optimist që drejtuesit e PSG do e pranojnë marrëveshjen dhe Neymar do të luaj përsëri në Spanjë./ Opinion.al E.Xh.

Pas