Aktualitet

Stuhi, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, çfarë do të ndodhë me Ballkanin


               Publikuar në : 08:37 - 20/08/19 |
Opi Nion

Shërbimi meteorologjik “AccuWeather”, raporton se gjatë vjeshtës pritet që Ballkani të përballet me stuhi të herëpashershme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Sipas “AccuWeather”, Italia do të jetë një nga vendet më të prekura, ndër më pas stuhit parashikohen të shpërndahen në të gjitha Ballkanin.

Kjo kompani, bën me dije se më së shumti reshje do të ketë në tetor dhe nëntor, dhe temperaturat pritet të qëndrojnë afër ose pak më të ulëta se zakonisht për këtë kohë të vitit.

Accuweather njofton gjithashtu mundësinë e depërtimit të ajrit të ftohtë nga lindja dhe veriu në fund të vjeshtës, i cili do të sjellë më shumë borë nga Hungaria dhe Rumania në Ballkan.

“Shpesh moti i paqëndrueshëm do të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë në rajon”, tha meteorologu Taylor Royce.

“AccuWeather” thekson në raport se ndryshe nga shumica e Evropës, ku temperaturat mbi normale mund të priten gjatë vjeshtës, një tranzicion më i mprehtë në mot më të ftohtë është i mundur në Evropën Lindore.

“Vjeshta mund të fillojë me temperatura të buta, por goditjet e masave të ajrit të ftohtë parashikohen të jenë më të shpeshta nga tetori deri në nëntor. Ndërsa nëntori vazhdon, temperaturat e ulëta do të ulen, sikur të ishte dhjetori ose janari”-thuhet në raport./ Opinion.al E.Xh.

Pas