Aktualitet

Balla: Shumë shpejt fluturime direkte mes Tiranës dhe Bukureshtit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 09/05/22 |
Opi Nion

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla këtë të hënë ka zhvilluar një takim në Kryesinë e Kuvendit me një delegacion të Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga Senatori Titus Corlățean.

Balla në një deklaratë për mediat pas takimit ka bërë me dije se  tema e parë e bisedës me delegacionin e Senatit të Rumanisë ka qenë konteksti i ri gjeopolitik i krijuar në Evropë pas luftës në Ukrainë.

 “Tema e parë e bisedës ka qenë konteksti i ri gjeopolitik i krijuar në Evropë pas agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës. Gjej rastin ta përshëndes dhe ta falenderoj në emër të popullit shqiptar, popullin e Rumanisë, qeverinë rumune për mikëpritjen e më shumë se 2 milionë refugjatëve ukrainas. Natyrshëm, së bashku me Rumaninë ne mbajmë të njëjtin qëndrim përsa i përket dënimit të agresionit dhe përsa i përket mbështetjes të së gjitha sanksioneve kundër makinerisë së luftës ruse”-tha Balla.

Balla tha se do të diskutohet me palën rumune për nënshkrimin e një memorandiumi bashkëpunimi mes parlamentit shqiptar dhe atij rumun. Ndërsa më tej është shprehur se shumë shpejt do të realizohen fluturime direkte mes Tiranës dhe Bukureshtit.

“Ne kemi rëndë dakord të fillojmë të diskutojmë për nënshkrimin e një memorandiumi bashkëpunimi mes parlamenteve tona në dobi të marrjes së eksperiencës dhe unë mendoj se kemi shumë eksperiencë për të marrë në këtë pjesë të procesit. Shumë shpejt do të kemi fluturime direkte mes Tiranës dhe Bukureshtit, më në fund ia kemi arritur dhe jam i sigurtë se do të kemi shumë turistë nga Rumania që do të përfitojnë nga ofertat që Shqipëria ka dhe nga bukuritë natyrore”-tha Balla.

Pas