Kryesore

Balla flet për arrestimin e Bllakos: Kam komunikuar sapo ka ardhur dosja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 02/04/22 |
Opi Nion

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla është pyetur lidhur me arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako, për çështjen e inceneratorëve. Në një intervistë në News 24, Balla tha ky është rasti i parë që një deputetet lë në mënyrë të menjëhershme mandatin. Ai pohoi se me Bllakon ka komunikuar sapo ka ardhur dosja.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Si e njihni ju zotin Bllako dhe bashkëpunimi që keni pasur?

Balla: Bllako më shumë se 7 muaj në Kuvend mbetet një koleg shumë i mirë, njohës i mirë i çështjeve ekonomike. Por duhet të kuptoni që unë nuk dua të intereferoj aspak nëse hyjmë në detaje të çështjes. Bllako mori vendim për të hequr tërësisht mandatin, e ka bërë dhe Tahiri, por ky është rasti i parë që është bërë në mënyrë të menjëhershme, deputeti jo vetëm që heq imunitetin, por edhe mandatin. PS ka vendosur një standard, nuk do të bëjë avokatin askujt.

Pyetje: Kur keni komunikuar për herë të fundit për këtë çështje me Bllakon?

Balla: Kam komunikuar sapo ka ardhur dosja. Unë kam ndarë më herët se zoti Ballko ka thënë se kjo ishte betejë e tij personale dhe në fakt është procedura më e shpejtë që ka ndodhur menjëherë dhe është hera e parë që nuk është hequr vetëm imuniteti , por komplet mandati. Rasti në fjalë prezumimi i pafajësisë duhet të jetë deri në fund. Në rast se nuk do të kishte qenë PS në qeverisjen e vendin në këto 8 vite dhe gjithmonë them se kur prisnim rezultate për SPAK memet nuk pushonin dhe thonin kur do të veprojë SPAK,. Ja pra ku jemi…Rezultatet janë mbresëlënëse, kushdo që nuk ishte dakord me ne, sot është koha të thonë na falni se paskam gabuar.

 

Pas