Kronikë

Avokati:Viardi u rrit në fshatin SOS,i buzëqeshi fati kur gjeti çantën me 8 mijë$


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 20/04/22 |
Opi Nion

Viard Kotori, njëri prej të dyshuarve për falsifikim monedhash u shfaq në gjykatë nga kafazi i xhamit i buzëqeshur dhe tejet i qetë. Madje në një moment ai ka përshëndetur gazetarët duke ngritur dy gishtat lart. Sipas dosje hetimore të prokurorisë, identifikimi i autorit është për shkak të një tatuazhi që ai kishte në pjesën e parakrahu. Kjo pasi tatuazhi i ishte dukur edhe në kamerat e sigurisë së ‘Exchange’ kur kishte shkuar për të thyer dollarët që dyshohen false.

Gjatë zhvillimit të seancës, Kotori ka pretenduar se paratë nuk ishin të tijat, por se ai i kishte gjetur në një çantë në rrugë në zonën e Laprakës. Sipas tij, në total ishin 8 mijë dollarë. Një pjesë ka tentuar t’i këmbejë ndërsa pjesën tjetër i ka djegur nga frika e autoriteteve.

Ndërsa avokati Enea Cenka ka pohuar se Etmond Dokushi dhe Ervin Kamolli nuk kanë asnjë lidhje me paratë. Po ashtu sipas avokatit, Viard Kotori do të bashkëpunojë me drejtësinë, pasi nuk ka pasur dijeni që paratë janë false. Sipas mbrojtësit, Kotori ishte rritur në fshatin SOS dhe se i ka buzëqeshur fati që kishte gjetur paratë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3650 dollarë të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ngjarja u zbulua nga punonjësja e ‘Exchange’, e cila nuk pranoi që t’i këmbente paratë 29-vjeçarit Kotori. Sipas organit të akuzës, të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer të paktën 20 shkëmbime parash false në pikat e kuptimit valutor.

Sipas dosjes ata dyshohet se këto këmbime i kanë bërë në disa qytete të ndryshme. Gjykata pasi dëgjoi argumentet e palëve vendoi që të lërë në qeli 3 të dyshuarit. Ata u arrestuan nga policia as një hetimi disa javor dhe ndaj tyre rëndon akuza “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim./KlanNews

Pas