Aktualitet

Avokati i shokëve të Aldi Ramës: S’kanë lidhje me vrasjen, ja pse policia ka faj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 01/10/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme Gjykata e Lezhës vendosi arrest me burg për  dy shokët e Aldi Ramës. Në një prononcim për mediat pas seancës avokati i tyre Gjon Huli ka deklaruar se Armando Marku dhe Kristian Sherri nuk kanë pasur lidhje me autorin.

Ai deklaroi për mediat se Policia ka pjesën e vetë të fajit për vrasjen, pasi sipas tij policët ishin pa shenja dalluese dhe uniforma.

Më tej, avokati sqaron se nëse Marku dhe Sherri do të ishin me Aldi Ramën, do të kishin ikur bashkë me të dhe nuk do të qëndronin me policët të ndihmonin për të transportuar, nwnkomisarin Saimir Hoxha nw autoambulancë.

“E vërteta qëndron se Policia ka pjesën e vet pse ka humbur jetën dhe një oficer i nderuar. Momenti që ka ndodhur ngjarja, policët kanë qenë pa kurrfarë shenja dalluese. Tani mediat, ju dhe Gjykata e Prokuroria mundohen të mbrojnë veprimet e paligjshme të Policisë së Shtetit.

Pretendimet e organit të akuzës janë se dy të mbrojturit prej nesh kanë kryer veprën penale të moskallëzimit të krimit. Ka ndodhur në mes të policëve, prezent me ta, s’kanë pasur lidhje fare me vrasësin.

Këta që ne mbrojtëm sot, do të kishin ik me atë që vrau policin, por qëndruan me dy policët se kur i mbaruan fishekët u trembën më shumë se këta. Armando Marku dhe Kristian Sherri mund të kishin ikur se ishin djem më të fuqishëm se policët, por ndihmuan që të çojnë policin e plagosur në autoambulancë. Jemi para faktit që të dy nuk kanë kryer vepër penale. S’ka fare lidhje moskallëzimi i krimit. Do e apelojmë.’’- tha avokati.

 

Pas