Politikë

“Mandati i tretë i paprecedent”, Gjiknuri: Riorganizim, të mos pritet fushata


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:47 - 01/10/21 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka qenë këtë të premte në qytetin e Korçës teksa ka prezantuar drejtuesin e ri politik të qarkut, Niko Peleshi.

Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Korçë  është shprehur se u mblodhën të gjitha strukturat e qarkut që të nisë një riorganizim i Partisë Socialiste për të përballuar sfidat e mandatit të tretë qeverisës.

 “U mblodhën të gjitha strukturat e partisë të gjithë qarkut me qëllim fillimin e një procesi të rëndësishëm që është riorganizimi i PS për sfidat e mandatit 3. Kjo përkon me fillimin e mandatit të 3 qeverisës, një mandat i paprecedent më parë pasi asnjë parti në Shqipëri nuk ka patur 3 mandate. Pikërisht qeverisja në mandatin 3 kërkon sfida të reja nga ana e PS.”- tha Gjinknuri.

Gjiknuri tregoj se në këtë mandate të tretë ka nisur  dixhitalizimi i anëtarësisë dhe riorganizimin e gjithë strukturave duke mos pritur më zgjedhjet.

Ne kemi filluar një proces mirëorganizimi që fillon që me dixhitalizimin e anëtarësisë dhe së dyti me riorganizimin e të gjithë strukturave dhe përfshirjen e tyre maksimale që në momentet e para jo duke pritur fushatën zgjedhore. Kjo do të thotë që PS të jetë në gjendje të ndërtojë një strukturë të mirëfilltë elektorale në çdo kohë kur të jenë zgjedhjet qofshin vendore apo të përgjithshme. Pikërisht ky proces dhe ndryshimet e reja u bënë me këtë qëllim që ne të ndërtojmë struktura të gatshme të nisura nga eksperiencat e mira të realizuara në  zgjedhjet e fundit me qellim qe partia të jetë në kërkesat që kërkon mandati i 3 dhe të jetë një forcë e aftë politikisht për të konkurruar në çdo kohë dhe të jetë gjithmonë fituese”, tha Gjiknuri./Opinion.al

Pas