Kryesore

Avokati i Altin Ndocit: Drejtori i policisë, shantazh në dhomat e izolimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:18 - 05/05/20 |
Opi Nion

Ndërsa ka insistuar se i mbrojturi prej tij nuk është autor i vrasjes së dyfishtë të kryer më 27 Prill në Durrës, avokati Saimir Vishaj ka hedhur akuza ndaj drejtorit të policisë së Durrësit, si person që ka kryer shantazh në dhomat e izolimit.

Përballë gazetarëve Ermal Vija dhe Artan Hoxha, që listuan deklaratat e policisë, lidhur me Altin Ndocaj Vishaj tha:

“Nuk është autor i kësaj ngjarjeje. Nuk ka akuza. Nuk mund të marr përsipër një drejtor i policisë së Durrësit për të mat paaftësinë e tij lidhur me këtë ngjarje. Një drejtor policie që bën shantazh  në dhomat e izolimit të Durrësit. Harrojeni këtë muhabet: sa të ketë avokati do të ketë drejtësi, mos të kishte avokati mjaftonte një drejtor policie dhe çdo njeri do të ishte i prezumuar i fajshëm. Prezumoni pafajësinë”, tha Vishaj ndërsa këmbënguli mbi këtë argument./Opinion.al

 

Pas