Kronikë

Autobusi ra në humnerë, policia: U përplasën dy makina, 4 të vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:16 - 26/08/21 |
Opi Nion

Policia ka dhënë informacionin zyrtar për aksidentin tragjik të ndodhur ditën e sotme në Qafën e Muzinës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë, katër vetë kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Bëhet me dije se autobusi është aksidentuar me një mjet tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç.

Informacion paraprak

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al

Pas