Sport

Futbollisti akuzohet për përdhunim, Manchester City e pezullon direkt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:59 - 26/08/21 |
Opi Nion

Benjamin Mendy është pezulluar nga Manchester City.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez, i cili ka dalë me komunikatë zyrtare.

Mes të tjerave City shkruan se kemi të bëjmë me një proces ligjor dhe nuk mund të bëjë komente të tjera, derisa ky proces të përfundojë. Mbi Mendy rëndojnë katër akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulme seksuale ndaj 3 vajzave mbi 16 vjeçe.

Këto ngjarje pretendohen të kenë ndodhur ne periudhën mes tetorit 2020 dhe gushtit të këtij viti.

Megjithatë policia po heton dhe mbetet të shihet nëse do të provohen akuzat për yllin francez Mendy./Opinion.al

Pas