Sport

Austria “shkatërron” kombëtaren U-21 në Durrës


               Publikuar në : 18:20 - 09/09/19 |
Opi Nion

Kombëtarja U-21 është mposhtur nga Austria me rezultatin 0-4 në stadiumin “Niko Dovana”. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2021, por skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ishte në një formë shumë të dobët.

Gabime të shumta në mbrojtje për kuqezinjtë, të cilët e nisën në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sfidë, duke pësuar 2 gola për 2 minuta, konkretisht në minutat 6 dhe 8.

Por këta gola nuk ishin mjaftueshëm për miqtë duke shënuar edhe dy gola në pjesën e dytë të takimit. Kombëtarja U-21 ka grumbulluar vetëm 2 pikë në katë ndeshje të zhvilluara./ Opinion.al E.Xh.

Pas