InstaBIZ

Gigi Hadid dhe i dashuri i ri tashmë nuk fshihen më, kudo bashkë


               Publikuar në : 18:23 - 09/09/19 |
xhu lia

Modelja e njohur Gigi Hadid dhe i dashuri i saj i ri Tyler Cameron kanë vetëm një muaj që janë  në një lidhje së bashku, por duket se nuk mund të ndahen për asnjë çast nga njëri-tjetri.

Tyler ndodhej New York Fashion Week, në të njëjtin event ku Gigi ishte e ftuar speciale.

Ata nuk pozuan së bashku në tapetin e kuq, pasi modelja u shfaq me motrën e saj Bella. Gjithashtu pak ditë më parë Tyler Cameron ndodhej në funeralin e gjyshes së të dashurës së tij, duke i qëndruar pranë.

Ndonëse në fillim nuk dëshiron të publikonin lidhjen e tyre, tashmë Gigi dhe Cameron janë tërësisht të pandarë./Opinion.al/

Pas