Kronikë

Shkëputet një pjesë e betonieres në Durrës, plagoset punëtori


               Publikuar në : 18:51 - 09/09/19 |
xhu lia

Një  punëtor ndërtimi është lënduar gjatë ditës së sotme në Durrës  gjatë punës.

Mësohet se krahu i vinçit të betonieres për ngjitjen e betonin në katet e larta është shkëputur duke lënduar 49-vjeçarin me iniciale P.D.

Sipas policisë 49-vjeçari është dërguar për të marrë mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është duke hetuar për rrethanat e kësaj ngjarje./Opinion.al/

Pas