Kronikë

Atentati në Shkodër ndaj 38-vjeçarit të fisit “Bajri”, ja makina e autorëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:15 - 10/03/22 |
Opi Nion

Admir Bajri, ishte shënjestra e një atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ndërkohë dyshohet se autorët kanë lëvizur me një automjet tip Benz me targë AA066PZ (targë e cila rezulton e vjedhur në Tirane më datë 27 Gusht të vitit 2020). Fotoja e mësipërme tregon pikërisht makinën që u përdor në atentat.

38-vjeçari Admir Bajri, mbeti i plagosur gjatë orëve të pasdites të së mërkurës, në lagjen “Dobraç” pranë një supermarketi. Ai ishte brenda makinës së tij të parkuar në anë të rrugës, kur u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar të cilët i bënë pritë.

Admir Bajri (Rrustemi) u dërgua në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore, ku dhe ndodhet aktualisht.

Fisi Bajri është jo pak i njohur, kjo për faktin se në vitin 2018, në kuadër të operacionit ‘Oaz’, u arrestuan disa prej anëtarëve të këtij fisi, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, gjobëvënie, vrasje dhe punësime të paligjshme./Opinion.al

 

Pas