Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati me eksploziv në Fier, familja e Ervin Memos 15 vite gjyqeve për pronat

2018/04/23 at 9:12 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati me eksploziv në Fier, familja e Ervin Memos 15 vite gjyqeve për pronat

Një shpërthim i fuqishëm tronditi Fierin mbrëmjen e së shtunës ku shënjestër i atentatit me bombë të telekomanduar ishte Ervin Memo. Ai mbeti i plagosur rëndë ndërsa autorët ende nuk janë zbuluar nga policia.


Eksplozivi ishte vendosur në makinën tip “Benz”, të cilën i riu nuk e përdorte, por e kishte nxjerrë në shitje. Memo pasi kishte pirë kafe me miqtë e tij, shkoi për të ndezur makinën që e kishte parkuar në mënyrë që të mos i binte bateria. Në momentin që 38-vjeçari hipën në makinë, ndodhi shpërthimi i fuqishëm që, sipas hetuesve, është shkaktuar me telekomandim. Policia bën të ditur se i riu e mbante të parkuar makinën e shpërthyer në të nëjtin vend prej më shumë se 3 muajsh me një tabelë “shitet”.

Për ta mbajtur mjetin në punë dhe për ta ruajtur nga defektet e mospërdorimit, Memo shkonte dhe e ndizte shpeshherë, siç edhe ndodhi të shtunën rreth orës 22:55. Nga shpërthimi, makina është shkrumbuar e gjitha, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe Policisë që i riu të nxirrej nga mjeti.

Me ndihmën e tyre, 38-vjeçari Memo arriti të ecte në këmbë drejt ambulancës. Kjo është konsideruar si mrekulli nga dhjetëra kureshtarë të mbledhur aty si dhe familjarë të djalit, të cilët e kanë shoqëruar me duartrokitje të shumta gjithë ngjarjen si të ishte një garë sportive. Nga hetimet e Policisë dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve përreth, nuk është pikasur asnjë person i dyshuar që mund të ketë lidhje me vendosjen e eksplozivit.

Pista kryesore e hetimit lidhet me konfliktet pronësiee që familja e 38-vjeçarit kishte prej vitesh. Ajo ka qenë palë në disa procese gjyqësore për prona të trashëguara në qytetin e Fierit. Vetë Ervini ishte i pamartuar dhe nuk ishte i punësuar, raporton Gazeta Panorama.

Ai ka qenë i vetëpunësuar, pasi shumë toka e ara i kishte kthyer në vreshta nga të cilat kishte pasur sukses. Burime nga Policia bëjnë me dije se, i riu ka trashëguar nga gjyshërit e tij një sipërfaqe të madhe toke. Por për të njëjtën pronë duket se kanë pasur përherë pretendime edhe disa të afërm të tij. Kjo ka bërë që prej më shumë se 15 vite, familja Memo të ishte pjesë e shumë gjyqeve për pronësinë e tokës.

Etiketa: atentaervin memofiergjyqeKonfliktiprona


Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Para
Njerëzit e “shëmtuar” fitojnë më tepër para

Njerëzit e “shëmtuar” fitojnë më tepër para

Video/ Incidenti i Beyonce në Coachella, këngëtarja rrëzohet bashkë me motrën në skenë

Video/ Incidenti i Beyonce në Coachella, këngëtarja rrëzohet bashkë me motrën në skenë

Ja pasuria/ A do ta kalojë sot vetingun gjyqtarja e Kushtetueses Altina Xhoxhaj?

Ja pasuria/ A do ta kalojë sot vetingun gjyqtarja e Kushtetueses Altina Xhoxhaj?
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}