Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Astrit Patozi kritika të forta Ramës për ndryshimin e skemës qeverisëse

2017/08/29 at 6:26 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Astrit Patozi ironizon sheshin Skënderbej, krijesa e shëmtuar e Ramës dhe Lali Erit

Ish deputeti demokrat Astrit Patozi nëpërmjet një reagimi ka kritikuar qeverinë Rama 2. Patozi shkruan se nuk është e lehtë që të bëhen ndryshime kasq drastike në qeverinë e një vendi të varfër siç është Shqipëria. Ai shkruan se është i çuditur që pasi ka qeverisur 4 vite Rama revizionoi vetveten në mënyrë agresive. Sipas Patozit edhe vendet më të fuqishme të botës do të mateshin një mijë herë para se të ndryshonin skemën e qeverisë, “ndërkohë që udhëheqësi i një shteti brekëgrisur (të më falin patriotët) nuk e ka fare problem, jo vetëm ta bëjë, por edhe ta shesë atë si një model për t’u përshëndetur”.


“Dhe pyetja është se kush mban përgjegjësi për miliarda lekë, që hidhen në kosh për rikonstruksione godinash, fasada, mure, shtesa kati, zyra, karrige dhe kancelari, të cilat mund të ndërrohen edhe çdo vit, në varësi të fantazisë, nevojave të çastit, apo edhe humorit kryeministrit?” 

Nga Astrit Patozi

SI TA MBROJMË QEVERINË NGA KRYEMINISTRI?

Po të nisesh nga doktrina i bie që si të djathtë ne duhet të ishim të kënaqur me qeverinë e re të Edi Ramës. Por duhet të jesh fare naiv dhe të mos kesh jetuar asnjë ditë në Shqipëri që ta konsiderosh aplikim të konceptit për shtet të vogël kabinetin e fundit të timonierit tonë. Sepse është fare e qartë për këdo që gjithcka është ngjizur dhe ndërtuar në funksion të përqëndrimit edhe më të madh të pushtetit tek një njeri i vetëm. Ku ministrat e rralluar janë thjesht gishtërinjtë e të njëtës dorë.
Por nuk është ky subjekti i shqetësimit tim. Ajo që më bën më shumë përshtypje në kompozimin e qeverisë së re është lehtësia për të ndryshuar kaq radikalisht strukturën qeverisëse të një vendi të varfër. Dhe nuk është se ka pasur rotacion pushteti, por është i njëjti kryeministër, i cili revizionon vetveten në mënyrë kaq agresive, pasi ka qeverisur 4 vjet pa ndërprerje. Jam i sigurt se po ta pyesësh Edi Ramën ai ka në majë të gjuhës përgjigjen, që është reflektim i mundësisë për të drejtuar i vetëm. Por, sipas meje, nuk mund të jetë kurrë arsye kaq e fortë vetëm mungesa e ministrave të LSI-së, për ta çuar timonin e Shqipërisë nga shiu në breshër.
Për të qenë realistë, duhet thënë se, ndonëse më i ekzagjeruari, Edi Rama nuk është shembulli i vetëm i këtyre 25 vjetëve në Shqipërinë potkomuniste. Për fatin tonë të keq, jo vetëm kur mbarojnë zgjedhjet, por edhe në mes mandatit, ne jemi të kërcënuar nga trillet e kryeministrave për ndryshime strukturore të ministrive, por edhe të institucioneve në varësi të tyre. Dhe kjo ka ndodhur pothuajse gjithmonë, ndonëse arsyet nuk kanë qenë kurrë të njëjta dhe në disa raste ato mund të kenë qenë të përligjura.
Dhe pyetja është se kush mban përgjegjësi për miliarda lekë, që hidhen në kosh për rikontruksione godinash, fasada, mure, shtesa kati, zyra, karrige dhe kancelari, të cilat mund të ndërrohen edhe çdo vit, në varësi të fantazisë, nevojave të castit, apo edhe humorit kryeministrit? 
Edhe vendet më të pasura të botës do të mateshin një mijë herë para se të ndryshonin skemën e qeverisë, ndërkohë që udhëheqësi i një shteti brekëgrisur (të më falin patriotët) nuk e ka fare problem, jo vetëm ta bëjë, por edhe ta shesë atë si një model për t’u përshëndetur.
Por ndoshta shpenzimet administrative të këtij remonti kapital të qeverisë nuk janë e keqja më e madhe. Llogarit goditjen shpesh herë të qëllimshme, që pëson administrata, së cilës i bie performanca dhe i rritet pasiguria, sepse asnjëherë nuk i dihet se ç’sjell e nesërmja. Le më pastaj sa herë bëhen zgjedhje, kur të gjithë nëpunësve u shkon gjaku në fund të këmbëve. Sepse nuk ka asgjë të sigurt, edhe sikur, do Zoti dhe fiton partia e tyre.
Dhe duhet të kemi parasysh që për shumë punonjës të administratës janë investuar miliarda, ndoshta shumë më tepër se sa për muret dhe për orenditë e ndërtesëve qeveritare. Është edhe kjo një arsye se përse ne kemi sot administratë kaq të depersonalizuar, saqë është e gatshme ta duartrokasë me frenetizëm udhëheqësin në fjalimet ala Fidel Kastro, edhe kur ai nuk lë gjë në tokë pa thënë kundër tyre.
Por çfarë është më e rëndësishmja, Shqipëria e sotme, megjithë defektet e veta, nuk është në vitin 1913, kur sapo ishte krijuar shteti dhe konteksti politik ishte i gjithi i pafavorshëm, që duhet të eksperimentojë kaq shumë. 
Të mos harrojmë se qytetari, biznesi vendas dhe investitorët e huaj, vendosin një raport të caktuar me institucionet e shtetit, dhe është qartazi në disfavorin e tyre, që ato të ndërrohen cdo dy muaj, sa herë që t’i shkrepet kryetimonierit. 
Përtej dëmit moral, jam shumë i sigurt, që ky “revolucion” administrativ, ka edhe një kosto reale financiare për qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj që jetojnë në Shqipëri, për të cilën nuk kanë asnjë arsye pse të paguajnë. Sepse nuk mund dhe nuk duhet te mbajë asnjëherë qyetetari përgjegjësi për paaftësinë, por ndoshta edhe për cmenduritë e qeverisë së vet.
Në këto kushte, kam bindje se lind nevoja e një moratoriumi kombëtar për ruajtjen e strukturës qeverisëse, për t’i mbrojtur institucionet dhe qytetarët nga dalldisje si ajo e Edi Ramës, por edhe nga çdo kryeministër tjetër në të ardhmen. Shqipëria në këto vite as ka humbur dhe as ka fituar gjë nga formati i kabineteve dhe as nga numri i ministrave, por çdo faturë, për mirë a për keq, e ka marrë nga vullneti politik i atij që ka administruar pushtetin. 
Ndaj edhe nuk na gjen ndonjë gjë nëse e përcaktojmë, fjala vjen për 15 apo 20 vjet, se cila do të jetë në mënyrë strikte piramida e ekzekutivit, por ndoshta edhe vendi konkret i godinave të qeverisë. Jo vetëm do t’i kursenim këtij vendi të varfër miliona euro, energji dhe andralla, por do të tregonim minimumin e një shteti serioz, që respekton veten, administratën dhe qytetarët e vet.
Dhe kjo ka vetëm dy mundësi që të bëhet, ose përmes një pakti kombëtar, mazhorancë – opozitë, ose përmes kushtetutës apo një ligji të vecantë. Një opozitë e denjë ka një mijë mënyra për ta luftuar dhe rrëzuar qeverinë dhe nuk ka pse kompleksohet pse bie dakord me qeverinë për një çështje, ku të dyja palët mund të lëshojnë fare pak nga konceptet e tyre ideologjike (a thua se aty mbeti puna), në funksion të një objektivi, që i shërben njësoj vendit.
Jam shumë skeptik që një gjë e tillë ka për të ndodhur shpejt, sepse nuk shoh asnjë shenjë që timonieri i vetëkënaqur nga tepsia, që ka i ka dalë përpara, të jetë i gatshëm ta pranojë. Ndërkohë që, për të qenë i sinqertë, nuk shoh ndonjë predispozitë që ta ketë këtë shqetësim edhe bashkëautori i marrëveshjes së 18 majit. Sepse në katandisjen politike të Shqipërisë, kjo loja me formulën e qeverisë shikohet ende, jo vetëm si instrument diabolik në funksion të forcimit dhe i ndarjes së llokmave të pushtetit, por edhe si një mjet pervers i demonstrimit të plotfuqishmërisë së njëshit.

 

Etiketa: astrit patoziedi ramandryshimi i qeverise


Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Aksident në Vlorë, shoferja përplas një kalimtare

Përgjaken rrugët e vendit, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Nuk ka asgjë më të papërshtatshme se sa këto këpucë të Melanisë në Teksasin e përmbytur

Nuk ka asgjë më të papërshtatshme se sa këto këpucë të Melanisë në Teksasin e përmbytur

Nëse ju bëni këto veprime, atëherë është faji juaj që jeni ende single

Nëse ju bëni këto veprime, atëherë është faji juaj që jeni ende single
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}