Moderatorja dhe juristja simpatike, Artenisa Ozaj pret fëmijën e saj të parë. Biondja e ëmbël e ekraneve, sapo ka hyrë në muajin e katërt të shtatzënisë dhe shprehet se është shumë e emocionuar. Ajo thotë gjithashtu për Opinion.al se lajmin e shtatzënisë e ka mësuar gjatë pushimeve në Spanjë me bashkëshortin e saj, Olsin. Ne i urojmë asaj shtatzëni të mbarë e të qetë.