Aktualitet

ARRSH-shoferëve:Policia s’do i’u lejojë të kaloni pa goma dimërore dhe zinxhirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:06 - 30/11/21 |
Opi Nion

Teksa moti i keq me temperatura të ulëta reshje shiu si dhe prezencë dëbore ka përfshirë vendin, Autoriteti Rrugor Shqiptar, iu ka bërë thirrje shoferëve që pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në të gjitha ato akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, pasi nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore.

Në një postim në rrjetet sociale, ARRSH apelon për kujdes, shpejtësi të reduktuar dhe ndjekje të udhëzimeve të policisë rrugore.

“Apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Nisur nga parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim, të cilat do jenë me reshje shiu dhe dëbore i bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në të gjitha ato akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, pasi nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore.

Kujdes, respektoni sinjalistikën rrugore reduktoni shpejtësinë, ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH./Opinion.al

Pas