Aktualitet

Moti i keq, ARRSH: Si paraqitet situata në akset kombëtare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:38 - 30/11/21 |
Opi Nion

Moti i keq me reshje bore ka përfshirë vendin tonë, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen e akseve Kombëtare.

ARRSH bën me dije se është punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, akset rrugore kombëtar janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Ndërkohë Arrsh ka dhe një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore./Opinion.al

Pas