Aktualitet

“Arrijmë 50 mijë të vaksinuar”,Manastirliu:Presim 60 mijë doza nga Covax


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:17 - 23/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve në Tiranë.

Kreu i qeverisë njoftoi se sot në vëndin tonë shkon në 50 mijë numri i të vaksinuarve dhe në ditët në vijim do të rritet falë dozave të siguruara.

“Vijon intensivisht vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve. Sot arrimë në 50 mijë të vaksinuar dhe në ditët në vijim do të rrisim vijimësisht numrin e vaksinimeve, falë edhe dozave plus që kem siguruar e do të sigurojmë në vazhdim” shkruan Rama.

Gjatë vizitës ministrja, Ogerta Manastrirliu, theksoi se 200 pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe mbi 12 mijë arsimtarë janë vaksinuar. Më tej, ministrja shtoi se në total kemi 90 mijë doza vaksinash, ndërkohë që shtoi se në ditët në vijim pritet të vijnë doza të tjera vaksinash.

“Vijon vaksinimi i pedagogëve, në UT janë vaksinuar 200 pedagogë, në tërësi mbi 12 mijë arsimtarët ose 30% e mësuesve kanë marrë dozën e parë të AstraZenecës. Doza që mbërritën dje do të vijojnë vaksinimin e të moshuarve që të zgjerojmë sa më shumë fashën në grupmosha duke ndjekur planin e vaksinimit. Kemi 90 mijë doza vaksinash në totale, ndërkohë që presim doza të tjera Pfizer në ditët e para të prillit, për të vijuar më pas vaksinimin masiv. Gjithashtu presim nga Covax edhe një sasi tjetër të Astra Zenecës, e cila deri tani kemi një të dhënë deri në 60 mijë deri në 80 mijë por jemi duke pritur për një informacion.’- tha Manastirliu./Opinion.al

Pas