Rajoni

Kurti zyrtarisht Kryeministër i Kosovës, Hoti i dorëzon detyrën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 23/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti i ka dorëzuar këtë të martë detyrën Albin Kurtit. Ceremonia zyrtare ka nisur në orën 10:00 , teksa Hoti ka bërë formalisht dorëzimin e detyrës.

Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti është votuar ditën e hënë me 67 vota pro dhe 30 kundër ndërkohë që nga sot Albin Kurti është zyrtarisht kreu i ekzekutivit.

Pas kësaj ceremonie Albin Kurti pritet të mbajë mbledhjen e parë të qeverisë dhe më pas do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Po ashtu në axhendë sot është dhe një takim i Kryeministrit të ri me ambasadorin e BE, Tomas Szunyog.

Po gjatë ditës së sotme pritet që dhe ministrat të marrin zyrtarisht detyrën./Opinion.al

Pas