Bota

Arrestohet në aeroport Maria Licciardi, shefja e parë femër e Kamorrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:24 - 07/08/21 |
Opi Nion

Është arrestuar në aeroportin e Romës Maria Licciardi, e konsideruar si drejtuesja e klanit “Licciardi”.

Ajo do të udhëtonte drejt Spanjës, po efektivët e policisë u afruan drejt Licciardi-t teksa ajo ishte gati të dorëzonte bagazhet. Ata i njoftuan urdhrin e ndalimit nga Prokuroria e Napolit dhe më pas i vunë prangat.

Maria Licciardi konsiderohet edhe si e para shefe femër e Kamorrës. Ajo ka lindur më 24 mars 1951 në Secondigliano dhe është një kriminele e famshme italiane e lidhur me Kamorrën dhe ish­-kryetare e klanit “Licciardi”, me bazë në lagjet Secondigliano në veri të Napolit.

Gjithë familja e saj i përkiste Kamorrës. Babai i saj ishte shefi lokal. Një nga vëllezërit e saj, Gennaro Licciardi i njohur si “a Scigna “(Majmuni) ishte shef shumë i fuqishëm, i cili më vonë u bë kreu i klanit dhe anëtar themelues i Aleancës Secondigliano, një koalicion i klaneve të fuqishme të Kamorrës që kontrollonin trafikun e drogës në shumë periferi të Napolit. Gennaro vdiq nga helmimi i gjakut më 3 gusht, 1994. Burri i Marias, Antonio Teghemié ishte gjithashtu pjesë e Kamorrës.

Pas