Kronikë

Arrestohet autori që qëlloi me armë dy vëllezërit në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 13/01/21 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë të dy vëllezërve në Shkodër.

Mësohet se autori i ngjarjes është i identifikuar me inicialet A.D. 36 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij M.D. 32 vjeç.

Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë me dashje dhe kanosje.

Mbrëmjen e së hënës, më 11 janar, dy vëllezërit plagosën me armë dy të rinjtë Eduart Lekndeaj 24 vjeç dhe E. Lekndeaj 26 vjeç, vëllezër mes tyre.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ndodhi pas një sherri të çastit në një lokal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas