Kryesore

COVID-19/ Ulet numri i viktimave në Kosovë, konfirmohen 299 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 13/01/21 |
Opi Nion

Është ulur numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se në 24 orët e fundit nga COVID-19 ka humb jetën një person, ndërsa janë konfirmuar 299 raste të reja, pas testimit të 1,825 mostrave.

Aktualisht numri i viktimave në Kosovës është 1,388. Sipas IKSHPK-së të mërkurën nga COVID-19 janë shëruar 526 persona, ndërsa rastet aktive janë 5,567.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 54.560 persona të infektuar me këtë virus./ Opinion.al

Pas