Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin banesës dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes Gj.Simaku, 44-vjeçe.
I arrestuari është identifikuar si Aliosha Simaku, banues në fshatin Rreth Libofshë. Por, ditën e djeshme, 51-vjeçari u shpreh para mediave se shkak ishte bërë një shkëndijë elektrike dhe kërkonte ndihmë.
Me sa duket pas hetimeve ka rezultuar se 51-vjeçari është përgjegjësi i zjarrvënies që e la familjen të pastrehë./ Opinion.al