Bota

Video/Protesta për vdekjen e 46-vjeçarit,arrestohet “live” gazetari i CNN


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 29/05/20 |
Opi Nion

Mineapolis në SHBA po përballet me protesta të dhunshme që pas vdekjes së 46-vjeçarit George Floyd, i cili ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë.

Ndërkohë, policia arrestuar gazetarin e CNN, Omar Jimenez, gjatë një transmetimi direkt nga vendi ku po zhvilloheshin protesta në Mineapolis. Gazetari u shoqërua në polici së bashku me kameramanin dhe producentin. Policët sekuestruan edhe kamerën e CNN, që vazhdoi të xhironte dhe të transmetonte “live” episodin e arrestimit.

Policia ka thënë se trupa e CNN është arrestuar sepse nuk është larguar nga vendi i protestave dhe nuk ka respektuar paralajmërimet e policisë. Por, pak orë më vonë nga arrestimi, gazetari Jimenez dhe e gjithë trupa e CNN, prej katër personash u liruan.

Kujtojmë se, Floyd u arrestua të hënën pas një telefonate ku thuhej se një burrë po përdorte një kartëmonedhe false 20 dollarëshe. Policët e gjetën Floyd brenda një makine dhe thanë se “rezistoi fizikisht” pasi doli nga automjeti, ndërkohë që në një tjetër video rezulton se 46-vjeçari nuk bëri rezistencë.

Videot nga kalimtarët tregojnë se Floyd i prangosur qëndronte i shtrirë në tokë, teksa oficeri i vendoste gjurin në qafë. “Ju lutem, nuk marr dot frymë,” ishin fjalët e fundit të tij./ Opinion.al

 

Pas