Kronikë

Arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për kanosje


               Publikuar në : 13:26 - 20/08/19 |
Opi Nion

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për “Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Mësohet se në pranga ka rënë Denis Mollaj, i cili është dënuar nga Gjykata e Fierit me një vit burg në mungesë.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për “Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D.M, 31 vjeç, banues në Patos. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale  “Kanosje” dhe “Armbajtje pa leje”. Në datën 16.04.2015, në qytetin e Patosit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Sh./ Opinion.al E.Xh.

Pas